Dita e Dëshmorëve në Guncat të Malishevës shënohet me turne futbolli

Në kuadër të shënimeve me rastin e Ditës së Dëshmorëve të fshatit Guncat, sot ka filluar edhe turneu në futboll të vogël.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili edhe e ka hapur turneun. Ai e ka përgëzuar fshatin për shënimin e Ditës së Dëshmorëve, pasi këto aktivitete janë tradicionale dhe i kujtojnë dëshmorët e kombit.

“Dëshmorët janë më meritorët, për gjithçka kemi që kemi arritur ne si komb, pasi ata dhanë gjënë më të shenjtë të mundshme për lirinë e vendit tonë. Ata dhanë jetën, që ne sot të jetojmë të lirë, të kemi shtet dhe të organizojmë edhe turne futbolli. Ne përulemi para veprës së tyre”, ka thënë mes tjerash Begaj.

Fshati Guncat, nesër shënon Ditën e Dëshmorëve, ndërsa edhe ky turne i futbollit të vogël, organizohet në kuadër të këtij shënimi. Turneu mbahet në fushën e shkollës fillore, e cila edhe mbanë me krenari emrin e Dëshmorëve të Kombit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit