Nait Hasani: S’e dua një PDK si komuniste

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasni, ka qenë kritik sot në Konventën e Jashtëzakonshme të PDK-së.

Ai ka deklaruar se partia nuk do të ndërtohet me njerëz të pazëvendësueshëm, pasi, sipas tij, të pazëvendësueshëm kanë qenë vetëm liderët komunistë dhe PDK duhet të mos bjerë në ketë pikë.

“Këtu në këtë sallë janë shumë të pakënaqur me zhvillimet politike, ka shumë që do të flisnin, por nuk mund të flasin, sepse i kanë të ardhurat ngushtë. Ata po besojmë duke shpresuar në ndryshimin substancial të PDK-së”.

“PDK nuk mund ta jetë ajo e para 16 vjetëve”.

“PDK duhet të tregojë qartë ato që po deklaron Kryetari dhe të tregojë vlerat dhe improvizimet që kanë ndodhur deri më tash”.

“Partitë me njerëzit e pazëvendësushëm kanë humbur në çdo mënyrë. Të pazëvedësushëm kanë qenë vetëm komunistët dhe unë nuk dëshiroj që PDK të bëhët një këso partie”, ka thënë ai.

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit