Albulena godet Shpendin

Deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiut, nuk i ka ardhur mirë që Shpend Ahmeti ka shtrënguar duart me Hashim Thaçin mbrëmjen e së enjtes në një ndeshje basketbolli në Prishtinë.

Ajo ka thënë se Kryetari i Prishtinës është dashur ta gjente forcën për të mos e takuar Presidentin e Kosovës – të cilin e ka quajtur “kriminel e tradhtar”.

“Shpendi dukej në siklet në ato fotografi të asaj situate të mbrëmshme. Pra, nuk dukej aspak i kënaqur. Por, mendoj që është dashur ta gjejë forcën e të mos ia japë dorën Thaçit. Ajo përshëndetje e ndihmon Thaçin”.

“Thaçi është përgjegjësi kryesor për mjerimin ekonomik, politik e social në Kosovë. Është kriminel e tradhtar”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook.

Presidenti Hashim Thaçi dhe Shpend Ahmeti ishin bërë mbrëmë së bashku nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili kishte ardhur ta ndiqte një ndeshje basketbolli në Prishtinë.

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Lajmet e Fundit