2.5 C
Prizren
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Thaçi fton kosovarët për pjesëmarrje masive në zgjedhje

Qeverie e Kosoves5-20Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot mbledhjen e saj të rregullt.

Sipas një komunikate nga Qeveria, kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e tij ka vlerësuar procesin e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Kryeministri ka theksuar angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga ky proces. Kryeministri ka shprehur vlerësimin e lartë edhe për angazhimin spektrit politik në përgatitje për procesin zgjedhor, por edhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucioneve tjera për mbarëvajtjen e procesit.

Kryeministri ka ripërsëritur ftesën për pjesëmarrje masive të të gjithë qytetarëve të Kosovës në zgjedhje dhe ka përkujtuar se Kosova ka qenë një nga shembujt e mirë të rajonit për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Thaçi ka theksuar angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përmbushjen e obligimeve në procesin e tranzicionit të mekanizmave dhe institucioneve ndërkombëtare në Kosovë dhe në procesin e integrimeve evropiane. Vendimi parë , në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratimi i Rregullores për Integrim të Personave të Riiatdhesuar dhe Menaxhimin e Programit të Riintegrimit. Qëllimi i kësaj rregulloreje është që të ndihmojë dhe të mbështes riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Kosovë. Kjo rregullore gjithashtu është që të mbështes zbatimin e Strategjisë për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar, e miratuar nga Qeveria. Definon organet kompetente vendimmarrëse, zbatuese dhe koordinuese, procedurat dhe kriteret për përfitimet dhe ndihmën për riintegrim.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga ndërtimi i rrjetit shpërndarës unazorë të transmetuesve dhe infrastrukturës përcjellëse në 22 lokacione, për nevojat e institucioneve shtetërore të sigurisë në territorin e Republikës së Kosovës. Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës bazohet në kërkesën që Këshilli i Sigurisë së Kosovës i ka bërë Departamentit të Shpronësimeve në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Procesit të shpronësimeve, me vendim të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e sotme, do t’i nënshtrohen edhe pronat e paluajtshme dhe pronarët e zotëruesve të interesit, që preken nga ndërtimi i rrjetit të transmisionit të energjisë elektrike me qëllim të furnizimit kualitativ me energji elektrike të banorëve të komunës së Gjakovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për fillimin e negocimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Katarit për rregullimin e punësimit të fuqisë punëtore të qytetarëve kosovarë në shtetin e Katarit. Qeveria ka autorizuar ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale për zhvillimin e këtyre negociatave.

Me qëllim të kryerjes së pagesave stimulative për performancën e profesionistëve shëndetësorë, që aktualisht gjenden në shkollim specialistik, me vetëfinancim, Qeveria ka miratuar vendimin për transfer të mjeteve nga kategoritë tjera në kategorinë e programit “Mjekët në vend”. Vlera e mjeteve të transferuara është 851,862.74 euro.

Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, ka informuar për vizitën e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe për takimet e nivelit të lartë që ka zhvilluar me zyrtarët e këtij vendi mik të Kosovës. Ministri Çeku ka theksuar se në takime është theksuar mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Më Shumë

Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor, kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati. Murati ka bërë të...

Bashkimi shkëlqen në kryeqytet, fiton bindshëm ndaj Prishtinës

Bashkimi fitoi ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me rezultat 73:83 (21:32, 17:13, 19:24, 16:14), në javën e 13-të të ProCredit Superligës. Ndeshja nisi furishëm, me...

Lajmet e Fundit