18.4 C
Prizren
E premte, 25 Prill, 2025

Arrestimet e para të Speciales, në vjeshtë

Ndonëse po mbushen gati 10 muaj nga votimi i Kuvendit të Kosovës për amendamentet kushtetuese, që hapën rrugën e krijimit të Gjykatës Speciale, e cila konsiderohet e themeluar nga gjysma e janarit të këtij viti, Bashkimi Evropian akoma nuk ka arritur që ta kompletojë me staf adekuat këtë institucion të drejtësisë, i cili pritet të merret me krimet e supozuara të luftës në Kosovë, bazuar në raportin e Dik Martit,shkruan gazeta Kosova Sot.

Zyrtarët kosovarë kanë deklaruar për “Kosova Sot” se për sa i takon përgjegjë- sisë së shtetit të Kosovës janë kryer të gjitha obligimet ligjore. “Kosova i ka përfunduar të gjitha obligimet e veta rreth krijimit të Dhomave të veçanta, tani është çështje e BE-së dhe Holandës për hapat e mëtutjeshëm”, tha zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, pa u lëshuar në detaje të tjera të këtyre përgatitjeve. Njohës të sundimit të ligjit theksojnë se nga vetë fakti që BE-ja ka hapur me vonesë një konkurs ndërkombëtar për kompletimin e stafit të punës së Gjykatës Speciale, gjasat janë që fillimi praktik i punës, arrestimet e para, të mos ndodhin para vjeshtës së këtij viti.

Disa aktakuza janë të gatshme

Avokati Tomë Gashi ka pohuar se pas hapjes së këtij konkursi procesi i aktivizimit të kësaj gjykate nuk do të mund të vonohet gjatë, por është e paparashikueshme koha se kur mund të fillojnë arrestimet e para.”Konkursi i BE-së për këtë gjykatë tashmë është publikuar dhe pritet emërimi formal i gjyqtarëve dhe prokurorëve, një pjesë e të cilëve tashmë janë intervistuar dhe mund të jenë gjyqtarë dhe prokurorë edhe të EULEXit”, tha avokati Gashi për ‘Kosova Sot’.

Ai ka pohuar se do të ishte një veprim i mirë që në këtë proces të drejtësisë ndërkombëtare, edhe ashtu të padrejtë, të mos përfshihen gjykatës dhe prokurorë nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, për shkak të mundë- sisë së ndikimit politik edhe në ndarjen e drejtësisë. Gashi thotë se arrestimet që do t’i bëjë Gjykata ka gjasa që ta trazojnë edhe skenën politike në vend. “Skena politike do të trazohet shumë me fillimin e arrestimeve të para për Gjykatën Speciale, e që përafërsisht mund të ndodhë në tetor të këtij viti, por këtë më së miri e dinë vetëm prokurorët që i kanë veçse disa akuza të përgatitura për Gjykatën Speciale. Këtë sikur që dimë e ka thënë edhe prokurori i forcës speciale për hetimin, e që ka qenë Clint Viliamson”, tha avokati Gashi për “Kosova Sot”..

Më Shumë

LV-ja nuk e ka shumicën – Albulena Haxhiu nuk bëhet kryetare e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka shumicën në Kuvend. Si rezultat, Albulena Haxhiu nuk ka arritur të bëhet kryetare e Kuvendit. Nisma Socialdemokrate ka abstenuar. 57 vota...

Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evropian të xhudos

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Kampionia jonë olimpike mundi në...

Lajmet e Fundit