6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Prokurori Hamitaga dyshohet se kërkoi ryshfet nga i akuzuari

Prokurori i krimeve të rënda nga Prizreni, Bajram Hamitaga, tashmë është suspenduar dhe ndaj tij është ngritur hetim penal, pas pretendimeve nga një i akuzuar se zyrtari i ka kërkuar ryshfet

Dyshimet për korrupsion në Prokurorinë e Prizrenit, të ngritura nga i akuzuari Granit Paqarrizi dhe familjarët e tij, bënë që prokurori i krimeve të rënda Bajram Hamitaga të suspendohet nga detyra nën dyshimet se kishte kërkuar 5 mijë euro ryshfet.

E tëra kishte nisur më 2013-ën, kur Granit Paqarrizi ishte përfshirë në një përleshje masive ku pati edhe të plagosur nga armët e zjarrit. Granit Paqarrizi fillimisht u akuzua për armëmbajtje pa leje, për çka edhe ishte shpallur fajtor.

Mirëpo, pas kësaj në rrjetin social Facebook, prokurori Hamitaga ishte akuzuar nga pala tjetër se i kishte ndihmuar të akuzuarit Granit Paqarrizi. Pas këtyre akuzave, prokurori e kishte rihapur rastin duke e akuzuar për të dytën herë Granit Paqarrizin, mirëpo, kësaj radhe për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.

Pas akuzës së dytë, reaguan familjarët e Paqarrizit duke e akuzuar prokurorin Hamitaga se këtë e ka bërë në shenjë hakmarrje ndaj tyre, pasi që ata nuk kishin pranuar t’i jepnin pesë mijë euro të cilat ata thonë se prokurori ua ka kërkuar borxh, pasi djalin e kishte të sëmurë.

Sipas Granitit, Hamitaga ia kishte kërkuar të hollat babait të tij, Sadri Paqarrizit, pasi prokurori e kishte dërguar një kositëse bari për ta ndrequr te Sadriu./Kallxo.com/

 

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Çikat e Bashkimit nisin me fitore gjysmëfinalen e Play-offit

Bashkimi e ka nisur në mënyrën më të mirë serinë gjysmëfinale të Play-offit në Superligën e Femrave, duke shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës me...

Lajmet e Fundit