3.7 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Limaj: Prokuroria po luan me fatin tonë

Në gjykimin ku po akuzohet për shpërdorim detyre e krim të organizuar, Fatmir Limaj tha se prokuroria po luan me fatin tonë.

Limaj foli në seancë pasi Arianit Koci, avokati i Endrit Shalës, kërkoi nga gjykata që një dokument me komunikime të të akuzuarve nëpërmjet sms-ve të mos u paraqitej dëshmitarëve para se t’i bëhej ekspertizë për ta vërtetuar origjinalitetin e tij.

“Ju lutem mos m’i shkatërroni të drejtat e mia kushtetuese. Që shtatë vjet kjo lëndë më ka shkatërruar familjen. Kujt po i pengon të vërtetohet një provë, origjinaliteti i një prove që më ngarkon,” tha Limaj.

Limaj pastaj duke përfshirë edhe të akuzuarit tjerë tha se “prokuroria po luan me fatin tonë”.

Prokurori Charles Hardaway kundërshtoi fjalët e Limajt duke mohuar se trupi gjykues nuk është i drejtë, ndërsa deklaroi se “mënyra e veprimit të Limajt nuk është e duhura”.

Në këtë proces gjyqësor Fatmir Limaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar lidhur me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në Komunën e Gjilanit. Për të njëjtat vepra ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku e Florim Zuka.

Sot pritet të dëshmojë Izmi Zeka, kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan. Ai do të pyetet për pretendimet e dëshmitarit të ndjere Mehmet Shkodra lidhur me tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve ne regjionin e Gjilanit.

Salla ku zakonisht mbahet gjykimi i Limajt dhe të tjerëve sot është e zënë, ndërsa seanca po zhvillohet në një sallë më të vogël.

Avokatët e të akuzuarve po ankohen se nuk po kanë asnjë vend për të lënë materialet që kanë me vete.

Më Shumë

Peja 03 fiton derbin, mposht Bashkimin

Peja 03 ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e javës së 12-të të Superligës së Femrave, duke mposhtur Bashkimin me rezultat 64:58 (23:14,...

Vdes një grua në Rahovec

Ka vdekur një grua në Rahovec, ku në raportin e policisë thuhet se të njëjtës i kishte rënë të fikët pasi është dërguar në...

Lajmet e Fundit