29.4 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025

Xhaka: E vizitoj Kosovën, por jam krenar që luajë për Zvicrën

Prejse është kuptuar se në ndeshjen e parë të Evropianit 2016 do të luajë Shqipëria kundër Zvicrës, dy vëllezërit Xhaka, Graniti dhe Taulanti, janë në fokus të mediave, jo vetëm zvicerane.

Dy vëllezërit, yje të njohur të futbollit, kanë mbajtur të mërkurën në muzeun e FIFA-s në Cyrih një konferencë për media, transmeton albinfo.ch.

Taulanti thotë se edhe më parë, në një periudhë kur ai ka luajtur për GC të Cyrihut e Graniti për Bazelin, kanë qenë në pozita rivalësh por jo në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë sikundër do të jenë në Evropianin e Futbollit në Francë.

Graniti ndërkaq ka sqaruar se edhe në familje kjo rastësi ka qenë një kohë të gjatë temë bisede por i me kohë çdo gjë ka rënë në suaza të normale.

“Unë do të jap më të mirën për Zvicrën ashtu sikurse edhe Taulanti për Shqipërinë”, ka thënë Granit Xhaka. Ai ka shtuar më tutje se është krenar me angazhimin për Zvicrën pasi që për të dhe klubet zvicerane ka luajtur në të gjitha fazat por edhe se në asnjë mënyrë nuk i fsheh rrënjët e tij shqiptare.

“Unë pushimet verore dhe ato dimërore i kaloj gjithmonë në Kosovë, në Prishtinë, ku i vizitoj me dëshirë gjyshërit deri sa të jenë gjallë”, ka theksuar ylli i bundesligës gjermane.

Ndërsa Taulanti, i pyetur për kalimin eventual në kombëtaren e Kosovës, ka thënë: “Kjo nuk është aspak temë për momentin. Unë jam i përqendruar tërësisht në përgatitjen për Evropianin në Francë, në radhët e Shqipërisë”.

Graniti ka shprehur dëshirën që vëllai i tij, Taulanti të shërohet sa më shpejt nga lëndimi që ka marrë së fundi dhe të jetë në formë për ndeshjen që i pret bashkë. /Insajderi.com

Më Shumë

Haradinaj uron Ditën e Çlirimit të Suharekës: Gjithmonë në kujtim të të rënëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 26-vjetorin e Çlirimit të Suharekës. Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur mirënjohjeje për sakrificën e Ushtrisë...

Dështon edhe përpjekja e 32-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit,...

Lajmet e Fundit