4.2 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Turqit kërkojnë Sami Frashërin

Ka qenë një simpozium i thjeshtë për rilindasin Sami Frashëri, midis Universitetit të Tiranës dhe atij të Trakës në Turqi, ai që ka ndezur debatin akademik për autorësinë e veprës së tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”.

Pala turke ngre pretendimin duke folur për Top Channel.

“Vepra në fjalë mund të jetë e Sami Frashërit, por edhe mund të mos jetë. Unë kundërshtoj shqiptarët që thonë se, patjetër që është e Samiut, sepse kjo është botuar në Bukuresht në një formë joformale. Në 1889-n është bërë përkthimi në turqisht. Sami Frashëri ishte vet gjallë dhe kurrë nuk bëri një deklarim nëse vepra ishte e tij apo jo”, tha Prof. Dr. Yuskel Tapalogu, akademik.

“Nuk ka dyshim për studiuesit tanë që kjo vepër është e Sami Frashërit. Njerëz të këtyre përmasave nuk duhen parë të ndarë midis kombesh”, deklaroi Prof. Dr. Shezai Rrokaj, dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

“Mbështes plotësisht argumentet e akademikëve shqiptarë, që ajo është një vepër e shkruar nga rilindasi i madh shqiptar”, u shpreh edhe Dr. Valentina Duka, zv.dekane e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Madje pretendimet e palës turke për të shpëlarë historinë shkojnë deri në krahasimin e Perandorisë Osmane me Bashkimin Europian të ditëve të sotme.

“Këta që mbeten ende nën vizionin e një politike irredentiste të të ashtuquajturit rikonstituim të perandorisë, ndërkohë që popujt sot shkojnë drejt vizioneve të reja siç është ai i Bashkimit Europian”, tha më tej Prof. Dr. Shezai Rrokaj.

Sami Frashëri konsiderohet arkitekti i shtetit shqiptar. Erudit, studiues i gjuhës dhe i kulturës shqipe, kritik i shoqërisë osmane, ai krijoi filozofinë e një rilindasi të vërtetë. “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” mëshiron pjesën më të rëndësishme të krijimtarisë së tij për kontributin e krijimit të shtetit.

Më Shumë

Të gjitha rrugët në Malishevë janë të hapura për qarkullim

Përkundër reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës janë të hapura për qarkullim, përfshirë edhe...

Krijojmë webfaqe për biznese

Ne krijojmë webfaqe moderne dhe funksionale për biznese në Kosovë, Gjermani, Zvicër dhe më gjerë, të dizajnuara për të sjellë rezultate reale. Më shumë klientë...

Lajmet e Fundit