Zhvarrosen 116 trupa nga një varr masiv në Meksikë

Autoritetet meksikane kanë nisur zhvarrosjen dhe ekzaminimin e 116 trupave të groposur në një varr masiv në shtetin qendror të Morelos.

BBC shkruan se varri, i ndodhur në një zonë rurale, u zbulua nëntorin e kaluar në qytetin Tetelcingo.

Prokurori i shtetit, Javier Perez Duron deklaroi se varri masiv është i thellë të paktën 10 metra.

“Trupat mund të jenë hedhur ilegalisht nga autoritetet e morgut, por hetimet për identifikimin e përgjegjësve janë në zhvillim”, shprehen prokurorët që po merren me këtë çështje.

Sipas BBC-së, hetuesit në Tetelcingo kanë nisur punimet nën një tendë të madhe të ngritur pranë vendit të ngjarjes.

Gjithashtu, aty janë mbledhur edhe shumë familjarë të personave të zhdukur, si dhe përfaqësues të Komitetit Kombëtar për të Drejtat e Njeriut, për të ndjekur procesin.

Morelos është ndër shtetet më të prekura nga dhuna e lidhur me drogën në Meksikë. Rreth 20 mijë persona janë zhdukur në mbarë vendin për shkak të kësaj dhune, vlerëson OKB, ndërkohë që organizata të tjera deklarojnë se shifra është shumë më e lartë.

Më Shumë

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit