5 C
Prizren
E shtunë, 15 Nëntor, 2025

Haxhi Avdyli: AAK-ja bashkëfajtore e keqqeverisjes në Prizren

Kryetar i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli ka komentuar deklaratën e kryetarit të AAK-së Lulëzim Kabashi, për qeverisjen e Prizrenit.

Ai thotë se deklarata e Kabashit se koalicioni që ekziston në nivel lokal mes, PDK-së dhe AAK-së është në nivel teknik është një zbulim terminologjik.

“Koalicioni në qeverisje është vetëm politik. Koalicioni teknik qenka një zbulim terminologjik i ri që fare s’ka kuptim”, vlerëson Avdyli,shkruan PrizrenPress.

“Ose është në koalicion ose është në opozitë”.

Lulëzim Kabashi, i cili është edhe nënkryetar i Komunës së Prizrenit, i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Prizrenit, duke thënë se Ramadan Muja po akuzohet për vepra që nuk janë të vërteta.

“Nuk ka të drejtë askush ta akuzojë për këto vepra që po flitet. Kjo është një propagandë armiqësore”, ka thënë Kabashi.

Ai ka folur edhe për koalicionin në nivel lokal mes PDK-së dhe AAK-së.

“Koalicioni që ekziston në nivel lokal mes, PDK-së dhe AAK-së është në nivel teknik dhe nuk bëhen politika të nivelit qendror”, ka thënë ai.

Avdyli thotë se AAK-ja, gjatë këtyre viteve ka qenë pjesë e qeverisjes me PDK-në në Prizren.

“AAK-ja ka qenë pjesë e kësaj qeverisje dhe do ta marrë barrën e kësaj keqqeverisje në zgjedhjet e ardhshme”, shprehet Avdyli.

“ Është votuesi që do të vlerëson secilin, sipas peshës së përgjegjësisë”.

“Si duket AAK, po e din që kjo qeverisje ishte e keqe, prandaj edhe me këto deklarata po mundohen të minimizojnë koalicionin në formë teknike dhe t’i ikë përgjegjësisë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rruga Gorozhup–Pogaj, bashkon Hasin

Nga: Mr.Sc Shaban Osmanollaj – Has Ndërtimi i rrugës që lidh Gorozhupin e Hasit të Kosovës me Pogajn e Hasit të Shqipërisë nuk është vetëm...

Konflikti në Korishë nuk ka lidhje me zgjedhjet

Incidenti në Korishë mes dy vëzhguesve zgjedhorë  nuk ka lidhje me procesin zgjedhor. Sipas raportimeve nga terreni, konflikti ka qenë vetëm verbal dhe nuk ka...

Lajmet e Fundit