33 meshkuj përdhunojnë adoleshenten

Brazili është tronditur fort nga një ngjarje e rëndë ku 33 meshkuj kanë përdhunuar një 16­vjeçare.

Vajza është droguar dhe më pas është përdhunuar nga meshkujt, një ndër të cilët ishte edhe i dashuri i saj.

Pamjet e rënda janë bërë publike në rrjetet sociale nga vetë përdhunuesit duke tmerruar të gjithë ata që kanë rënë në kontakt të kësaj videoje.

Pasi është marrë në pyetje vajza është shprehur se ka qenë duke fjetur në shtëpinë e të dashurit por kur është zgjuar ka kuptuar që ndodhej në një ambient të panjohur.

Mediat vendase raportojnë se familjarët e vajzës i kanë parë pamjet e rënda në internet ndërsa vajza i është dorëzuar policisë pasi u gjet në rrugë nga disa qytetarë në gjendje të droguar.

Policia e Rio De Janerios ka rënë në gjurmë të disa prej tyre dhe ndërkohë është vënë në kërkim të të dashurit të adoleshentes si dhe të tjerëve./opinion.al/

Më Shumë

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit