Ish-komandanti i UÇK-së, Selim Krasniqi: Listat e veteranëve të UÇK-së, me njerëz të Serbisë

Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren, Selim Krasniqi thotë se listat e veteranëve të luftës janë manipuluar. Sipas tij, në lista janë futur servilët dhe bashkëpunëtorët e Serbisë.

“Në këto lista ka kundërshtarë të luftës, të cilët gjatë kësaj kohe janë pasuruar”, shkruan Krasniqi në Facebook,transmeton PrizrenPress.
“Kam bindjen që në këto lista ka edhe servil e bashkëpunëtorë të Serbosë”.

Krasniqi thotë se personalisht do të kishte dëshirë që gjatë luftës numri i luftetarëve të tejkalonte numrin aktual të veteranëve.

“Mirëpo, realiteti është se nuk ishte një numër kaq i madh, edhe pse të gjithë këta persona që kanë hyrë tani në këto lista e kanë pasur mundësinë e të drejtën që të rreshtoheshin në radhët e UCK-së”.

“Si shumë punë e veprime të mbrapshta, besoj fuqishëm që lista e veteranëve është punë e veprim i njerëzve që duan ta denigrojnë figurën e veteranit të vërtetë”.

“Kam bindjen se disa edhe përfituan materialisht, kurse dikush po përpiqet edhe të siguroi sa më shumë vota në këtë mënyrë të mbrapsht etj”.

“Është turp për ata që manipuluan dhe përfituan në këto raste”.

Ish-komandanti i UÇK-së Krasniqi, mendon se listat e veteranëve kanë mundur të përpilohen shumë thjeshtë dhe në mënyrë reale.

“Këto lista ka qenë fare e thjeshte të përpilohen po të kishte dëshirë dhe vullnet”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit