18.5 C
Prizren
E premte, 26 Shtator, 2025

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni në dhjetor ose deri nga mesi i 2017-ës

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni mund të mbahen deri në fund të dhjetorit ose nga mesi i vitit të ardhshëm së bashkë me zgjedhjet lokale. Këto janë dy skenarë që po shqyrtohen nga partitë politike.

Analisti Sasho Ordanovski, vlerëson se zgjedhjet duhet të zhvillohen në vjeshtë të këtij viti për t’i dhënë fund krizës politike që po zgjat për më tepër se një vit. Megjithatë, ai thotë se të njëjtat mund të mbahen në vitin 2017 bashkë me lokalet, ndërsa nuk përjashton mundësinë që në të njëjtin afat të zhvillohen edhe zgjedhjet presidenciale.

“Nëse varianti i parë dështon dhe futemi në një krizë të zgjatur me shumë të panjohur,data tjetër e votimeve do të ishte në pranverë të vitit të ardhshëm, kur bashkë me zgjedhjet e parakohshme dhe lokale mendoj se do të mbahen edhe presidencialet për t’i vënë pikë gjithë krizës”, deklaroi Sasho Ordanovski.

Por, ndryshe mendon profesori Bekim Kadriu, i cili thotë se fillimisht duhet të përmbushen kriteret e nevojshme dhe më pas të caktohet data për zgjedhje. Ai është i bindur se këtë vit nuk mund të ketë votime.

“ Mendoj që fillimisht duhet të plotësohen kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve dhe këtë duhet ta konstatojnë vetëm subjektet politike por edhe nga autoritetet e rëndësishme ndërkombëtare që duhet të pohojnë se me të vërtetë duhet të ketë zgjedhje. Në vjeshtë nuk do të ketë zgjedhje”, tha profesori Bekim Kadriu.

Ndonëse, partitë në pushtet përmendin mundësinë që zgjedhjet parlamentare të mbahen në afatin e rregullt në vitin 2018, analistët thonë se varianti i tillë është i pamundur për shkak të situatës së rënduar në vend./Alsat-M/

Më Shumë

Policia e Trafikut në Prizren mban ligjërata për sigurinë rrugore në shkolla fillore

Policia e Trafikut në Prizren, në kuadër të Planit Operativ “Road Pool – Ditët e Sigurisë 2025” dhe P.O “Siguria në Shkolla”, ka nisur...

`Malësori` nga Gjonaj i Hasit prezanton veshjen hasjane në Zvicër

Kryetari i Shoqatës Kulturo-Artistike “Malësori”, Haziz Hodaj, ka bërë të ditur se shoqata është ftuar të marrë pjesë në një Festival Ndërkombëtar prestigjioz në...

Lajmet e Fundit