10.7 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Komuna e Rahovecit përgatitet për Festivalin e Rrushit

Latifi-festivali i rrushitKomisioni për organizimin e Festivalit të rrushit, verës, ushqimit dhe kulturës, mbajti takim ku shqyrtuan idetë për organizim sa më të mirë të këtij festivali tradicional.

“Këtë vit organizimi pritet të jetë më i mirë dhe se pjesëmarrjen në këtë festival e kanë paralajmëruar shumë asociacione e ndërmarrje të ndryshme vendore e ndërkombëtare. Puna për organizimin e Festivalit ka kohë që ka nisur dhe gjatë tre muajve është bërë punë e madhe që të informohen agjencitë turistike në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, madje edhe në Austri. Presim që numri i vizitorëve të jetë i madh këtë vit”, tha Baki Hoti, kryetar i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës (SHTAK)

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim, Musa Cena potencoi nevojën e shtrirjes së bashkëpunimit me të gjitha shoqatat në Rahovec, institucionet komunale dhe partnerët strategjik të komunës së Rahovecit. “Tashmë është krijuar një traditë dhe përvojë e mirë, prandaj jemi të bindur se këtë vit do të kemi një ngjarje të bujshme festive”, tha Cena.

Kurse, kryetari i shoqatës së verëtarëve “Enologjia”, Nevzat Haxhijaha tha se kjo shoqatë është e gatshme të ofrojë gjithë kapacitetet teknike, materiale e njerëzore, në mënyrë që Festivali të jetë sa më madhështor.

“Besojmë se në këtë mënyrë Rahoveci do të arrijë të promovojë më mirë vlerat e veta kulturore, trashëgiminë e pasur dhe prodhimet e veta cilësore. Ne mbetemi në funksion të kësaj dhe po bëjmë gjithçka që kjo ngjarje të bëhet ngjarja kryesore vjetore”, tha Haxhijaha.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të qendrës rinore, përfaqësuesi i projektit të BE-së “Rrugët e verës”, si dhe të bodrumeve të verës.

Sivjet gjendja e rrushit është shumë e mirë, ndërsa vreshtarët pohojnë se edhe sasia e cilësia do të jenë të kënaqshme. Në rajonin e Rahovecit me vreshtë janë të mbjella rreth 2300 ha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drini i Bardhë nis stinorin pranveror me fitore

KF Drini i Bardhë e ka nisur me sukses stinorin pranveror në Ligën e Dytë të Kosovës, duke mposhtur ekipin e Shqiponjave me rezultat...

Njihuni me policët e lagjes tuaj në Prizren dhe Suharekë

Policia e Kosovës po vazhdon iniciativën për prezantimin e policëve të lagjeve në të gjitha zonat, me qëllim ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit me...

Lajmet e Fundit