18.6 C
Prizren
E martë, 29 Korrik, 2025

Koalicioni pa vota për EULEX-in

Koalicioni qeverisës, PDK-LDK-minoritetet, nuk arriti t’i mbajë deputetët në sallë për të vazhduar debatin për dy projektligjet për vazhdimin e mandatit të EULEX-it. Kështu kur u erdhi rendi këtyre pikave për t’u trajtuar, nuk kishte kuorum për vazhdimin e seancës. Kuvendi do të vendosë sot për këtë çështje

Mungesa e kuorumit në seancën e së enjtes të Parlamentit të Kosovës ka bërë që çështja e vazhdimit të mandatit të EULEX-it të shtyhet për të premten (sot).

Kështu koalicioni qeverisës nuk ka arritur t’i mbajë dje deputetët në sallë për ta trajtuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare me BE-në për vazhdimin e Mandatit të EULEX-it dhe të Projektligjin për Ndryshimin e Ligjeve të nevojshme për këtë Marrëveshje. Këto projektligje janë futur në rend dite në procedura të përshpejtuara, pasi EULEX-i ka më shumë se dy ditë që i ka përfunduar mandati.

Ndërsa në bazë të marrëveshjes së institucioneve të Kosovës dhe atyre të BE-së, si dhe të Projektligjit për Vazhdimin e Mandatit të EULEX-it, ky mision do të ketë mundësi që të hapë raste të reja në kuadër të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, kurse çështja e krimeve të luftës mund të kalojë në kompetencë të Gjykatës Speciale./zeri/

Më Shumë

Ndërtimtaria sektor me rrezik të lartë, kërkohen masa nga Inspektorati

Dhjetëra punëtorë për çdo vit humbin jetën gjatë orarit të punës në Kosovë. Ndërtimtaria thuhet se prin me numrin më të madh të viktimave....

Tri lopë ngordhën si dhe pati dëme materiale nga zjarret e sotme në Prizren

Disa fshatra në rajonin e Prizrenit sot janë përfshirë nga zjarri që nuk ka lënë viktima, por ka shkaktuar dëme materiale. dhe ngordhjen e tri...

Lajmet e Fundit