Vehapi shtron iftar për BI-në në Rahovec

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, ka shtruar iftar për Bashkësinë Islame në këtë qytet.

Vehapi, tha se “falënderojmë Zotin që po na bashkon çdo vit në shtetin e lirë, duke marrë parasysh se para lufte nuk kemi pasur mundësi që të shënojmë bashkë këtë muaj të shenjtë”.

“Tash jemi zot të shtëpisë, dhe njëkohësisht të rikujtojmë ata që na e sollën këtë lirinë”, tha ai.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec, ef. Shani Sylka, falënderoi kryetarin Vehapi për Iftarin e shtruar.

“Me këtë e ka respektuar institucionin tonë fetar, ndiejmë një përgjegjësi të madhe që këtë respekt të kryetarit ta kemi në dije në vazhdimësi, muaji i Ramazanit sjell mirësi të shumta, është muaji i sakrificës, i angazhimeve të shumta, prandaj edhe angazhimet e sakrifica do sjellin rezultate të pritshme”, tha ai. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit