Nga sot, Policia e Kosovës edhe në Shqipëri

Zyrtarët e parë policorë të Policisë së Kosovës, sot do të udhëtojnë për në Shqipëri, me që rast do të bëhet organizimi i shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri gjatë sezonit të verës.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se kjo erdhi pas nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës së asaj të Shqipërisë, ndërsa shërbimet e përbashkëta do të fillojnë nga sot, 1 korrik deri më 31 gusht.

Më tej, në njoftim thuhet se qëllimi i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve administrative, për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet.

Gjatë takimit mes dy drejtorëve është vendosur që të krijohen kushte lehtësuese për qytetarët e të dyja vendeve për përdorimin e pikave kufitare dhe atyre turistike gjatë realizimit të udhëtimeve të tyre.

Lidhur me këtë ngjarje, duke filluar nga ora 10:00, sot do të mbahet konferencë për media, në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit