Rrokulliset minibusi në Vlashnje të Prizrenit – 17 të lënduar

17 persona janë lënduar dje në një aksident në fshatin Vlashnje të Prizrenit, pasi një minibus ka goditur një shtyllë të ndriçimit dhe më pas automjeti është rrokullisur, shkruan PrizrenPress.

“Ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin është përfshirë një automjet-minibus i tipit Mercedes me targa vendore që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Deri te aksidenti ka ardhë nga pakujdesia e të dyshuarit i cili ka humb kontrollin ndaj automjetit dhe ka goditur një shtyllë të ndriçimit dhe më pas automjeti është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit ngasësi dhe 16 pasagjer, 10 meshkuj dhe 6 femra K-Shqiptare kanë pësuar lëndime trupore”, citon PrizrenPress, raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa tre prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore të cilët janë ndalur në spitalin e Prizrenit për tretman të mëtutjeshëm. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit