18.4 C
Prizren
E hënë, 28 Prill, 2025

Genc Salihu: Jam një prishtinali në Tiranë

Genc Salihu ka vendosur të jetojë në Tiranë. Artisti kosovar ka rrëfyer për revistën Mapo se përse e mori këtë vendim.

“Fillimisht, siç dihet, erdha pasi më ftuan që të jem trajner në “The Voice of Albania”. Kjo ka qenë një kthesë në karrierën time, sepse ma ka hap portën e madhe për tek publiku shqiptar, për çka jam pafundësisht falënderues. Aty, në “The Voice”, pata rastin ta shoh e ta prek Shqipërinë në petkun më të bukur të saj. E pashë sa shumë ka hapësirë dhe kushte për punë të mirëfilltë këtu, të paktën në krahasim me Prishtinën, ku ndodh pak gjë. Kjo, në kombinim me faktin se Tirana është një qytet shumë i bukur, thjesht të mund. E morëm brenda dy minutash me Kaltrinën këtë vendim. Jemi në një fazë të jetëve tona ku po na duhet një ndryshim, kjo dihej. E thamë: pse jo Tirana? Kaltrina e do shumë Tiranën dhe ishte vendosmëria e saj që e vulosi këtë gjë. Dhe ja ku jemi. Synimi im tani është që ta shkruaj këtu albumin e ardhshëm. Kam bërë dhe shumë miq, ndaj kam vendosur të kaloj pak kohë këndej”, thotë ai për kryeredaktoren Zefina Hasani.

“Kam kryer klasën e tetë në Tiranë, në vitin 1995. Atëherë ishte një Tiranë krejt tjetër. Bukuria që sot ia marrim për të mirëqenë ishte e mbuluar e tëra me tezga dhe kioska. Ishte botë e vrazhdë dhe njerëzit shumë të mllefosur. Më kujtohen imazhe absurde, përjetime të rënda shoqërore, shumë vrasje… Pata fatin, megjithatë, të jem në shkollë me disa fëmijë të mirë, shumë prej të cilëve sot i shohim edhe në ekran. Këndova në nja dy spektakle televizive, e me këtë rast u njoftova me një pjesë të mirë të establishmentit të shoë biznesit shqiptar. Ishte përvojë shumë e vlefshme në një moshë krejt të njomë. Kontrasti në mes të spektaklit dhe realitetit në rrugë ishte marramendës, por, me gjithë atë kaos, Tirana ’95 kishte diçka. Mes artistësh kishte një besim që sot ndoshta është zbehur apo thjesht ridrejtuar. Ishte një ideal mjaft romantik i sakrificës nëpërmjet artit, me idenë që brezat e ardhshëm të kenë rrënjë të shëndosha, të kenë ç’të shohin kur ta kthejnë kokën prapa. Besoj se ashtu edhe doli në fund”.

Por si i duket sot Tirana?

“Më kënaqin njerëzit me energjinë e lartë që kanë, restorantet dhe kafe-baret, gjelbërimi, arkitektura e qendrës. Më pëlqen po ashtu që njerëzit lexojnë më shumë këtu. Më nervozon trafiku dhe sjellja në trafik. Më pëlqen prirja e komunitetit për aktivizëm politiko-shoqëror. Më irriton apatia banale, sa herë që nxjerr kokën”. /revistamapo/

Më Shumë

Dita e Tokës në Suharekë, kryetari Muharremaj fton qytetarët në aksion pastrimi

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që Ditën e Tokës ta shënojnë me aksione pastrimi në...

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 70 aksidente dhe janë shqiptuar 2243 gjoba në trafik. Sipas...

Sonte

Lajmet e Fundit