Sulme vetëvrasëse në Medinë (Video)

Disa sulme vetëvrasëse janë raportuar afër disa xhamive në pjesë të ndryshme të Arabisë Saudite, një ditë para fundit të muajit të Ramazanit, raporton AFP.

Një prej xhamive të shënjestruara ka qenë edhe xhamia shumë e frekuentuar në Medinë, ku dikur thuhet të jetë falur edhe vetë profeti Muhamed.

Deri më tani nuk dihet për ndonjë të vrarë, përveç vetë terroristëve.

Vala e sulmeve ndaj popullatave myslimane para fundit të Ramazanit përkon me thirrjen e shefit të grupit militant Shteti Islamik (ISIS), Abu Bakr al-Baghdadi, për një valë terrori për të shënuar muajin e shenjtë islamik.

Sulmet duket të kenë qenë të koordinuara, me disa shpërthime jashtë xhamive në Qatif dhe Medinë në të njëjtën kohë. /Express/

http://dai.ly/x4jld6i

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Lajmet e Fundit