11.7 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Krasniqi tregon si mund të zgjidhen problemet e Kosovës

Problemet në të cilat është katapultuar Kosova, mund t’i zgjidhin vetëm zgjedhjet e reja dhe një “zgjim qytetar”.

Kështu mendon ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili thotë se në situatën aktuale, vendi po përballet me probleme shumë të thella.

Krasniqi në profilin e tij në Facebook, shkruan se nuk ka dyshim që Mali i Zi e kundërshton rivlerësimin e marrëveshjes për demarkacion, pasi një gjë të tillë po e bëjnë edhe zyrtarët e shtetit të Kosovës, që e kanë për detyrë ta mbrojnë atë.

“Kur Kryeministri i vendit dhe Ministrat e Kabinetit Qeveritar me Presidentin e vendit janë kundër rishikimit dhe krijimit të një Komisioni të ri për një rivlerësim, pse duhet të na habis kundërshtimi i Malit të Zi i cili ka fituar mbi 8200 hektarë?”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Ai thotë se përgjegjësia për situatën e krijuar rreth demarkacionit, nuk qëndron vetëm te ministrat e kabinetit qeveritar, por edhe te reprezentuesit e popullit që u zgjodhën nga qytetarët për në Kuvend dhe nuk i përjashton nga përgjegjësia, as mediat.

“Fatkeqësisht, papërgjegjësia nuk qëndron vetëm të te apostrofuarit, ndonëse ata e kanë përgjegjësinë për të mbrojtur tërësinë territoriale e sovranitetin e vendit (shtetit), por të të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur nga qytetarët votues të Republikës sonë. Madje, nga përgjegjësia morale e politike, nuk mund të jenë të liruar asnjë komunitet i organizuar i shoqërisë shqiptare në Kosovë, këtu përfshihen edhe mediat si pushtet i katërt”, thotë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, janë vetëm zgjedhjet e reja zgjidhja e problemeve.

“Problemet në shoqërinë tonë janë më të thella sesa i prezantojmë në medie! Këto probleme mund t’i zgjidhë vetëm një zgjim qytetarë në zgjedhje të reja e demokratike, të cilat le të quhen si do, të parakohshme apo të jashtëzakonshme! Pak ka rëndësi! E rëndësishme është të ndodh ndryshimi. Vendi duhet të qeveriset nga ata që e duan shtetin dhe kombin! E jo nga ata që për interesa të vetat krejt personale i sakrifikojnë interesat e Atdheut e të kombit”, ka deklaruar në statusin e tij, ish kryekuvendari.

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Nisin provat për shfaqjen “Pylli” në Teatrin e Prizrenit

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë filluar provat për shfaqjen më të re “Pylli”, me regji të Erson Zymberit dhe dramaturgji nga Florian...

Lajmet e Fundit