Kryeprokurori thotë se do të hetohen listat e veteranëve

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi thotë se do i hetojnë listat e veteranëve të UÇK-së, lista këto shumë të përfolura, për shkak të rritjes së numrit të ish-luftëtarëve.

Për lajmi.net ai shpjegon se kanë autorizuar prokuroritë kompetente që të marrin veprime dhe informacione nëse është kryer ndonjë vepër penale.

“Do i hetojmë listat dhe i kemi autorizuar prokuroritë kompetente që të marrin veprime për të siguruar informacione nëse është kryer ndonjë vepër penale lidhur me procesin e përfitimit të statusit të veteranëve”, thotë kryeprokurori.

I pyetur nëse kanë presion nga politika, ai as që pret diçka të tillë.

Madje, thotë se po i mbrojnë ata që me të vërtetë kanë luftuar në luftën e fundit në Kosovë.

“Nuk pres asnjë presion nga politika, sepse jemi duke i mbrojtur të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për luftën e Kosovës dhe të cilët e meritojnë statusin e veteranit të luftës”, thotë Lumezi.

Ky hetim nuk ka të bëjë me ata persona që kanë dhënë kontribut në UÇK, por ky hetim është i drejtuar ndaj atyre individëve që kanë kryer keqpërdorime eventuale duke dhënë dëshmi të rrejshme apo duke paraqitur dokumentacion fiktiv të falsifikuar për të përfituar statusin e veteranit të luftës. Nëse konstatohet një gjë e tillë personat e caktuar do të përballen me ligjin, pavarësisht pozitës që kanë apo kanë mundur ta kenë gjatë një periudhe historike në të kaluarën.

Ndryshe, lista e verifikuar e veteranëve prej 46 mijë vetash, është paralajmëruar se mund të zgjerohet edhe më shumë kur tu shtohet edhe lista e invalidëve edhe lista e tjerëve që kanë përkrah.

Por, ky numër i veteranëve ka muaj që ka ngjallur shumë reagime nga të gjithë, madje edhe nga vet ish-luftëtarët që dihet sigurt që kanë qenë pjesë e luftës. /lajmi.net

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit