20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Libri që influencoi Einstein

Albert Einstein ishte një nga mendjet më të mëdha të të gjitha kohërave. Emri i tij është sinonim me madhështi. Por, cili libër kishte efektin më të madh në një mendje kaq të rëndësishëm? Ishte: “Një traktat i natyrës njerëzore”, nga David Hume, i cili u botua në vitin 1738. Hume ishte një filozof skocez i njohur për kontributin e tij në skepticizmin filozofik.

“Një traktat i natyrës njerëzore”, që në fakt përbëhet nga tre libra, ishte përpjekja e Humes për ta parë filozofinë, në një mënyrë të ndryshme. Ai është një libër tepër i komplikuar, gjë e pritshme, përderisa Einsteini e ka pëlqyer. Hume argumenton se jo çdo gjë nga jeta mund zgjidhet dhe zbërthehet përmes përvojave. Libri I, “Mbi kuptimin,” ka të bëjë me origjinën e ideve.

Më pas, ai diskuton skepticizmin e tij në lidhje me hapësirën, kohën, njohuritë, dhe probabilitetin, duke përfshirë natyrën e shkakut dhe pasojës. Libri II, “Mbi pasionet”, flet për përshtypjen e parë dhe të dytë dhe se si veprimet tona janë të ndikuara nga arsyeja dhe pasioni. Libri i tretë është “Mbi moralin”, ku ai argumenton se morali nuk është i bazuar në logjikë, por është më shumë një pasion.

Einsteini e ka përmendur disa herë se “Një traktat i natyrës njerëzore” kishte patur një ndikim të madh tek ai. Ai e lexoi librin pak para se të shpaloste teorinë e tij të famshme të relativitetit. Në një letër, Einstein ka thënë se traktati e ka ndihmuar për të formuluar idetë. Ishte sikur ai tashmë i kishte idetë të inkubuara në mendjen e tij, dhe Hume e ndihmoi për t’i artikuluar ato.

Më Shumë

Përfundon rruga fushore mbi 1.2 kilometra në Medvec, investim në mbështetje të fermerëve

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka vizituar fshatin Medvec për të parë nga afër përfundimin e punimeve për hapjen...

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Lajmet e Fundit