Dy të arrestuar për sulm fizik në Prizren

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Reqan të Prizrenit ka arrestuar një boshnjak pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht një shqiptar.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja, shkrun PrizrenPress.

Ndërsa në Prizren është arrestuar një i dyshuar tjetër pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me një shkop druri një mashkull, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me pas është liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit