3.6 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Kufiri përcaktohet me parametra shkencor – pazaret politike janë tradhti

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa i cili ka thënë se “Demarkacioni nuk është shkencë, është çështje politike”.

Deklarata e Krasniqit:

Populli ynë ka shumë urti (mençuri) popullore. Njëra nga ato thotë: “Sa të jetosh mëson”! Thuhet se ketë e kishte thënë plaku 70 vjeçar, pasi kishte marrë një mësim nga fëmija 7 vjeçar sesi mund të merret zjarri në shuplakë të dorës!

Neve, qytetarëve të Kosovës shpesh po na bie të dëgjojmë e mësojmë lloj-lloj “xhevahiresh”. E njëra nga këto është “xhevahiri” që këto ditë e tha akademiku – kryeministër?! “Demarkacioni nuk është shkencë, është çështje politikë”!!! Zbulim epokal i cili mund të krahasohet me zbulimin e rrotës, apo jo?!

Kësaj që e ka thënë kryeministri mund t’i themi: Vetëm shkenca e përcakton demarkacionin mbi bazën e parametrave shkencor. Ndërsa, parametrat politik te kryeministrit, nuk mund të jenë gjë tjetër veçse, parametra të tradhtisë!

Të përfundojmë: Parametrat “politik” të kryeministrit e të aleatëve të tij, nuk janë gjë tjetër, veçse përpjekje për t’ju ikur ndjekjeve penale!

Më Shumë

Junior 06 mposht Trepçën në Prizren

Junior 06 ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 72:66 (22:14, 22:18, 22:18, 6:16), në kuadër të javës së 12-të të Superligës...

Dielli lind përjetësisht

Nga Skënder Berisha  E bardhë dëbora e bardhë E si do të jetë E skuqët me gjak Ju vetë Tash zbardh janari Me borë Bregu i Diellit bardh Mbi shtatin tuaj bardh E...

Lajmet e Fundit