RrGGK sot jep shfaqjen “Hisja” në Prizren

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) në bashkëpunim me Qendrën për Art dhe Komunitet Artpolis, përkrahur nga PPSE Swisscontact, ka filluar fushatën në kuadër të projektit “Prona e paluajtshme dhe barazia gjinore” përmes prezantimit të shfaqjeve në formë të forum teatrit.

Kjo fushatë ka për qëllim të ngrisë vetëdijen tek qytetarët për regjistrimin e pronës së përbashkët dhe ndarjen e trashëgimisë mbi baza të barabarta gjinore, shkruan PrizrenPress.

Shfaqja e parë do të mbahet sot me 11 Korrik në Prizren, duke filluar nga ora 17:00-18:15, në DokuKino, Rr. Marlin Barleti, kompleksi Europa. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit