16.9 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Ka kaluar koha e Ahmet Zogut

“Kryeministri Mustafa nuk po e ka guximin që të ballafaqohet me faktet dhe po shpik nga koka e tij kushtëzime të reja. Mirëpo, të gjithë duhet ta dinë që ka kaluar koha e njerëzve të tipit të Ahmet Zogut. Ai po duket që e ka harruar këtë fakt. Tani ky popull mund të bindet dhe të rehatohet vetëm me ballafaqim argumentesh në mënyrë transparente”, tha analisti Naim Maloku

Qeveria e Kosovës, përveç pranimit të iniciativës së deputetëve të Kuvendit për një debat me ekspertët e fushës, për ballafaqim të fakteve lidhur me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, për gati një vit të plotë ka refuzuar që në çfarëdo forme të ulet dhe të bisedojë me opozitën e shoqërinë civile lidhur me shqetësimet e ngritura, për dëmin që i shkaktohet vendit me ratifikimin eventual të kësaj marrëveshjeje. Për më tepër, ekzekutivi nuk ka kursyer asnjë mjet presioni politik mbi ligjvënësit, që ta arrijë qëllimin për ta shtyrë përpara me çdo kusht ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi pa asnjë ndryshim të gabimeve tani të faktuara nga ekspertët e fushës, duke e ndërlidhur atë me procesin e mbetur peng të liberalizimit të vizave. Mirëpo tani, sikur nuk ka munguar kushtëzimi i liberalizimit të vizave dhe për ta arritur qëllimin e vet, ekzekutivi duket se ka shpikur edhe një arsye të re, për të cilën do të duhej kaluar marrëveshja për kufirin me Malin e Zi. Kryeministri Mustafa, për ta realizuar këtë qëllim, përveçse po e përmend si kusht të ri edhe kushtëzimin ndërkombëtar për transformimin e FSK-së në FAK, vetëm e vetëm që t’i bëjë trysni shoqërisë civile, opinionit të gjerë dhe opozitës kundërshtuese për ta pranuar gjithsesi si akt të kryer demarkimin në dëm të Kosovës. Ky është një konstatim, për të cilin janë të bindur përfaqësues të opozitës, por edhe njohës të fushës së sundimit të ligjit.

Ikje nga përgjegjësia

Deputeti Ismail Kurteshi, nga lëvizja ‘Vetëvendosje’, thotë se Thaçi dhe Mustafa këtë lojë po e bëjnë vetëm për të ruajtur pozitat e tyre në pushtet. “Të vetëdijshëm për gabimin që e kanë bërë me rastin e nënshkrimit, e më vonë edhe të mbrojtjes së marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, këta dy udhëheqës të papërgjegjshëm do të mundohen ta bëjnë Demarkacionin kusht për ekzistencën e Kosovës. Për ata nuk janë më të rëndësishme interesat e vendit, por interesi i tyre personal, e kjo është mbijetesa në politikë dhe ikja nga përgjegjësia. Se pengesë e vërtetë e integrimit të Kosovës në Evropë dhe liberalizimit të vizave është korrupsioni dhe krimi i organizuar, e tha qartë nënsekretarja Amerikane, zonja Nuland, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë”, tha ai. “Në fund të fundit askush nuk është kundër Demarkacionit, opozita dhe qytetarët e Kosovës janë kundër pazareve në dëm të territorit të Kosovës. Ne jemi për ballafaqim të fakteve, këto ditë 23 deputetë me nënshkrimet e tyre kanë kërkuar takim në mes të Komisionit shtetëror për Demarkacion dhe ekspertëve e deputetëve të interesuar. Për këtë nuk është përgjigjur pala që po e mbron këtë demarkim, që po refuzohet nga ekspertët, banorët e atyre zonave dhe një numër gjithnjë e më i madh i deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, tha Ismajl Kurteshi për “Kosova Sot”…

Më Shumë

Krimi familjar, mjeku i Emergjencës në Prizren jep detaje për rastin (VIDEO)

Mjeku i Emergjencës në Prizren, Afrim Jahaj, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurave të krimit familjar sot në këtë qytet. Ai tha...

Prizren: Tre muaj pas ndërtimit, dëmtohet rruga Arbanas-Mamushë

Rruga Arbanas-Mamushë u ndërtua dhe u dëmtua brenda 3 muajve. Mungesa e kanaleve kulluese e dëmtoi atë, ndërsa banorët ankohen se kamionët e tonazhit...

Lajmet e Fundit