17.2 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Edhe avokatët, pjesë e trafikimit të drejtësisë

Ndonëse nuk është thënë ende zyrtarisht, në kuloaret e vendit, nga të bëmat dhe implikimet e tyre në punët e pista, veçanërisht në fushën e gjyqësorit, llogaritet se një pjesë e avokatëve janë të implikuar në punë të pista. Analistë dhe deputetë opozitarë thonë se madje në shumicën e rasteve, apo në 99 për qind të tyre, avokatët janë ndërmjetësues midis krimit të organizuar dhe bandave politike që e kanë kapur drejtësinë. Profesori i së Drejtës Penale Ismet Salihu, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka bërë me dije se oda e avokatëve e ka statutin dhe rregulloren e vet në të cilën parashihet respektimi i statutit dhe rregullores së saj dhe njëherësh edhe etikës së avokatëve. Aty, sipas tij, është paraparë se në rastet kur avokati e shkel etikën e avokatit, po ashtu rregulloren e Odës së Avokatëve, etj, ndaj të njëjtit, Salihu thotë se duhet të merren masa, si ajo e vërejtjes, apo para përjashtimit dhe përjashtimit, përkatësisht marrjes së licencës së avokatëve, dhe se kjo, sipas tij, është e paraparë shumë mirë në rregullativën juridike të Odës së Avokatëve.

Por, problemi në këtë drejtim, sipas tij, është se këto rregulla dhe dispozita nuk po respektohen, të cilat janë aprovuar nga Kuvendi i Odës së Avokatëve dhe si rrjedhojë tani, siç tha, ” kemi avokatë të cilët janë dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm dhe vazhdojnë punën në profesionin e avokatëve. Po ashtu, kemi avokat të cilët kanë kryer krime dhe procedura është në procedim e sipër derisa ata vazhdojnë ta ushtrojnë profesionin e avokatëve, ku kjo në asnjë shtet të Evropës nuk lejohet, për shkak se edhe avokatët duhet të punojnë sipas rregullativës juridike.

Duhen masa disiplinore

Sipas Salihajt, këtu është edhe problemi, pra tek moszbatimi i rregullores së avokatëve, e cila si masë të fundit parasheh edhe marrjen e licencës dhe të drejtës për t’i përfaqësuar palët në gjykatë, dhe për këtë arsye, sidomos kjo pas luftës tek ne, është shumë e përhapur, prandaj këtu duhet të adresohet vërejtja tek Oda e Avokatëve, por në këtë drejtim është edhe inspeksioni i avokatëve, pastaj komisioni disiplinor, i cili duhet që t’i shqiptojë këto masa ndaj avokatëve të këtillë, apo edhe rasteve kur ata dyshohet se kanë shërbyer si sekserë apo ndërmjetës në kryerjen e krimit të organizuar, siç janë dyshimet e fundit me këto tokat e Kosovës, etj. “Mua më vjen mirë se tani në këtë sfer- ën politike është marrë qëndrim që ata bartës të funksioneve politike, siç ishte rasti i ministrit Agani, ose më parë edhe i disa deputetëve të tjerë, ndaj të cilëve është duke u zhvilluar procedura penale, dhe është ngritur aktakuza, ata nuk duhet të lejohen që edhe më tej të ushtrojnë funksionin e deputetit, ministrit, apo zëvendësministrit, etj., andaj kjo duhet të vlejë dhe të zbatohet tash edhe tek avokatët”, është shprehur, profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu…

Më Shumë

Ambasadori britanik uron Ditën e Goranëve: Pata një ditë fantastike në Dragash dhe Restelicë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar komunitetit goran në ditën ndërkombëtare të tyre. Në një postim në Facebook, ai ka...

Policia e Kosovës shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës njofton se ka shqiptuar gjithsej 2.068 tiketa trafiku. Në këtë periudhë kohore po ashtu bëhet e ditur...

Lajmet e Fundit