19.9 C
Prizren
E premte, 26 Shtator, 2025

Anulohet koncerti bamirës me artistë turq në Prizren

Shoqata Down Syndrome Kosova njofton për anulimin e koncertit bamirës me artistë nga Turqia, i cili duhet të mbahej më 20 korrik të këtij viti.

“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në shtetin e Turqisë dhe në konsultim me shoqatën partnere turke është marr vendim për anulimin e koncertit bamirës të 20 korrikut në Prizren me artistë nga Turqia. Shprehim keqardhjen tonë për këtë vendim të cilin jemi detyruar ta marrim, ndërsa ju njoftojmë që jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë e realizimit të koncertit në një datë tjetër të afërt”, thuhet në njoftim.

Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me shoqatën Engelsiz Yasam Vakfi (Unimpeded Life Foundation) nga Turqia kishin paralajmëruar koncertin bamirës në Prizren me artistë të njohur të pop skenës turke. Koncerti ishte paraparë të mbahej më 20 korrik 2016 në Sheshin Shadërvan të Prizrenit, ndërsa do t’i dedikohej personave me sindromën Down.

“Megjithatë, zhvillimet e ditëve të fundit në shtetin e Turqisë, bashkë me shumë organizime të tjera kanë sjellë edhe anulimin e këtij koncerti. Shoqata Down Syndrome Kosova shpreh keqardhjen për viktimat dhe solidarizohet me popullin turk. Njëherit shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë përkrahësit e shoqatës tonë dhe në veçanti sponsorët dhe partnerët e koncertit, me të cilët do të jemi në komunikim të ngushtë ditëve në vijim për t’i sqaruar të gjitha detajet e këtij organizimi”, thuhet në njoftim. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aspekte të rezistencës antikomuniste në Shqipëri në vitet ‘50 nën prizmin e dokumenteve të CIA-s

Enver Sulaj Mbetja e Shqipërisë nën kampin e kuq, pas LDB-së, megjithë përpjekjen e forcave nacionaliste për një Shqipëri me perëndimin, përbën një zhvillim dramatik...

Dhunohet një grua në Malishevë

Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka dhunuar një grua në Malishevë. Në raportin 24-orësh, thuhet se rasti kishte ndodhur me datë 21 shtator...

Lajmet e Fundit