5.5 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Adele tashmë edhe aktore

Adele është një grua që duket se i pëlqen ta mbajë veten të zënë me punë vazhdimisht.

Këngëtarja britanike është duke punuar ditëve të fundit për turneun e saj në Amerikë derisa duket se në të njejtën kohë ka edhe një plan tjetër.

Sipas disa raportimeve, 28 vjeçarja Adele është duke planifikuar që në pushimin dy javor që do të ketë gjatë kohës së turnout të xhirojë skenat e një filmi për Hollywood.

Sipas të gjitha gjasave, këngetarja e shumë hiteve do të marrë një rol të vogël filmik në filmin e Xavier Dolan, “The Death and Life of John F Donovan”.

Ajo pritet të luajë përkrah yjeve të Game of Thrones, Kit Harington dhe Natalie Portman.

Dolan ishte regjisori i videoklipit “Hello” të Adele, transmeton Klan Kosova.

“Adele nuk dëshiron të jetë aktore me orar të plotë, por ajo e pëlqen shumë të punojë me Dolan dhe ai mendon se ajo mund t’i japë shumë ekranit televiziv”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren për Daily Star.

Duket se puna për Adele në këtë sezonë të verës nuk përfundon këtu pasi ajo është përfolur se do të jetë pjesë e Video Music Aëards me 28 gusht.

Më Shumë

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së djeshme, sipas të cilit nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë...

Spitali i Prizrenit forcon bashkëpunimin me strukturat komunale

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, pritën përfaqësues të strukturave komunale...

Lajmet e Fundit