Trump: Hillary Clinton është djall

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka quajtur “dreq” kundërkandidaten e tij demokrate Hillary Clinton.

Duke folur në një tubim në Pennsylvania, Trump e ka sulmuar Bernie Sanders, për mbështetjen që ky i fundit i dha Clinton’it pasi dështoi të merrte nominimin e demokratëve për president, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

“Ai ka bërë pakt me djallin”, tha Trump. “Ajo është vet djalli”, shtoi tutje miliarderi amerikan.

Demokratët por edhe Republikanët e kanë kritikuar ashpër Trump’in për komentet e tij lidhur me prindërit e ushtarit të vrarë mysliman.

Ish kandidati republikan për president, John McCain është zyrtari i fundit republikan që ka kritikuar Trump’in lidhur me komentet që ai ka bërë për prindërit e kapitenit të vrarë amerikan Humayun Khan, i cili ishte vrarë nga një makinë bombë në Irak./GazetaExpress/

Më Shumë

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit