Në Rahovec vazhdon regjistrimi i diasporës

Në Komunën e Rahovecit vazhdon regjistrimi i diasporës, i cili është duke u bërë me bashkëpunimin e mirë që ka Komuna me Ministrinë e Diasporës.

Për të realizuar këtë projekt, i cili është i një rëndësie të madhe për diasporën, në kuadër të zyrave të Gjendjes Civile në objektin e ri të Komunës janë të vendosur dy sportele të veçantë ku janë vendosur të punësuarit nga ana e Ministrisë së Diasporës.

Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim, apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova. Regjistrimi i diasporës ka për qëllim evidentimin e numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirjen e tyre gjeografike, strukturën demografike në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor, si dhe zbatimin e politikave të përgjithshme në mbështetje të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës.

Zyrtarët e angazhuar për regjistrimin diasporës dhe mërgatës deklarojnë së janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për realizimin e këtij procesi dhe njëherit ftojnë bashkatdhetarët e Komunës së Rahovecit që vijnë të paraqiten në sportelin i cili gjendet tek sportelet e zyrtarëve të Regjistrimit Civil në katin përdhes të objektit të ri të komunës dhe të kontribuojnë që projekti i regjistrimit të diasporës realizohet me sukses. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit