Artan Abrashi: Prizreni ka nevojë për çlirim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashi thotë se ky qytet nuk ka nevojë vetëm për ndryshim, por edhe për çlirim. Sipas tij, publikimi i përgjimeve “Dosja e Shefave“, tregon më së miri se nga kush drejtohet ky qytet.

“Përzgjedhja e kryeprokurorit, presioni për kalimin e Ligjit për Qendrën Historike, punësimet e jashtëligjshme, filtrimi I njerëzve të LDK-së më PDK-në dhe fjalori përplot thesar i drejtorit të Urbanizmit na len me kuptu se Prizreni nuk ka nevojë vetëm për ndryshim, por edhe për çlirim”, shkruan Abrashi në Facebook.

Në përgjimet e publikuar dje nga Insajderi është i përfshirë edhe Sekretari I PDK-së, njëherësh drejtor I Urbanizmit në Prizren, Nijazi Kryeziu. Ai në këtë përgjim dëgjohet duke sharë me nënë deputetin e PDK-së, Nait Hasanin. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit