14 C
Prizren
E shtunë, 27 Shtator, 2025

Sot përballja e fakteve për demarkacionin

Pas gati një viti pozita dhe opozita do të ulen sot (e mërkurë) përballë njëra-tjetrës në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës për t’i dëgjuar argumentet e ekspertëve për demarkacionin me Malin e Zi.

Debati i shumëpritur profesional-shkencor në mes të komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit dhe grupit të njohësve që kanë kërkuar debatin për këtë çështje do të fillojë nga orën 10:00 dhe do ta synojë sqarimin e procesit për çështjen e shënjimit të kufirit Kosovë – Mali i Zi. Përveç ekspertëve, deputetëve dhe liderëve të pozitës dhe opozitës, në debatin që do ta monitorojë gazetari Baton Haxhiu do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe ambasadorë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Derisa pozita dhe opozita presin që ky debat t’i konfirmojë argumentet e tyre, njohës të çështjeve politike në vend kanë shprehur pesimizëm se ky debat do të mund ta nxjerrë ndonjë zgjidhje.

Analistët politikë Imer Mushkolaj dhe Nexhmendin Spahiu kanë deklaruar për gazetën “Epoka e re” se nga ky debat nuk presin të arrihet pajtim përfundimtar, marrë parasysh deklaratat që janë dhënë nga eksponentët politikë të pozitës. Madje, sipas tyre, kjo tryezë do të jetë sa për sy e faqe. Gjithashtu, ata e kanë dënuar gjuhën e ashpër të kryeministrit Mustrafa ndaj ekspertëve të kësaj çështje. /Epoka e re

Më Shumë

Automjete ushtarake shihen duke hyrë në Prizren, transportohen me kamionë nga Turqia

Në një video të siguruar nga Gazeta Express, nga Prizreni, janë parë disa kamionë që transportojnë makineri ushtarake. Makineria ushtarake që është transportuar është parë...

Bashkimi debuton në Evropë, përballet me Anwil Wloclawek në Prizren

Klubi i Basketbollit Bashkimi do të zhvillojë ndeshjen e parë historike në para-kualifikimet e FIBA Europe Cup, ku përballë do të ketë skuadrën polake...

Lajmet e Fundit