6.7 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Ansambli i Vlorës, fitues i festivalit “Oda e Llapushës”

Mbrëmë ka përfunduar edicioni i tretë i Festivalit Folklorik Mbarëkombëtarë “Oda e Llapushës”, ndërsa fitues i edicionit të sivjetmë ishte Ansambli i Qendrës Kulturore nga Vlora, të cilët me prezantimin e tyre, më të kompletuar, sipas rregullave të festivalit, ku përveç këngëve dhe teksteve, ashtu edhe me valle dhe me veshje, sipas jurisë u vlerësuan më të mirët në prezantimin e tyre. Çmimin kryesor të festivalit “Salih e Feriz Krasniqi”, drejtorit të këtij ansambli, ja dorëzoi Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Edicioni i tretë i festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, u karakterizua me pjesëmarrje nga të gjitha trojet shqiptare, përfshi edhe diasporën, e deri në Amerikën e largët. Po ashtu, edhe publiku ishte në masë të madhe, ku morën pjesë, përveç qytetarëve të shumtë, edhe njerëz të artit e të kulturës, e sidomos nga diaspora.

Mërgimtarët tanë, ishin pjesa më e mirë e festivalit, ku morën pjesë shumë personalitete nga vendi, por edhe nga Malisheva, që jetojnë e veprojnë në mërgim, në mesin e tyre shoqëri të ndryshme kulturore, artistike dhe atdhetare, pastaj njerëz të kulturës, siç ishte mbrëmë edhe Nazmi Telaku, këngëtar i njohur, që publiku e njeh nga paraqitjet e tij në ish Radio Televizionin e Prishtinës.

Pas paraqitjes të rapsodëve dhe shoqërive artistike në natën e dytë të festivalit, derisa juria profesionale, që përbëhej nga ekspertët vendorë të fushës së folklorit, trashëgimisë dhe albanologjisë, kanë bërë përzgjedhjen e më të mirëve, është shfaqur një dokumentar për Salih e Feriz Krasniqin, ikonat e rapsodisë shqiptare, që vijnë nga Komuna e Malishevës. Pastaj, jashtë konkurrence, kanë kënduar edhe këngëtaret Zyle Krasniqi dhe Motrat Krasniqi, ndërsa shoqata “Atdheu” nga Graci i Austrisë, ka ndarë një mirënjohje të veçantë për rapsodin më të vejtër të festivalit Ali Krasniqin.

Sipas jurisë profesionale e përbërë nga prof.dr. Zymer Neziri, prof.dr. Adem Zejnullahu dhe prof.dr. Izet Duraku,, çmimin e diasporës e fitoi rapsodi Shefqet Karaçica, që jeton në SHBA. Çmimi i grupit më të kompletuar, këtë edicion ju nda ansamblit nga Librazhdi. Çmimin e publikut e mori Naxhije Bytyçi-rapsode. Çmimin e karrierës e fituan “Vëllezrit Kryeziu 2”. Çmimin “Beqir Gashi”, që ndahet për pjesëmarrësin e ri , më të mirë, ju nda Anita Krasniqi, nga ansambli i Drenasit.

Ndërsa për tri vendet e para, juria profesionale i kanë vlerësuar, SHKA “Rafsha” Drume-Hot, nga Malësia e Madhe në Mal të Zi, vendi i tretë, ndërsa vendi i dytë për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Dëshmorët e kombit”- Obiliq dhe vendi i parë, që mori çmim “Salih e Feriz Krasniqi”, ju dha Ansamblit të Qendrës Kulturore të Vlorës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tre të akuzuar për keqpërdorim detyre në ndërtimin e lapidarëve në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur kundër të pandehurve A.E., dhe L.G., për shkak të dyshimit të bazuar mirë...

Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin për vjedhje të rëndë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Lajmet e Fundit