Kukës, 21-vjeçari mbytet në lum; trupin ia zhduk rrjedhja e ujit

Një i ri është mbytur  dje në lumin Drini i Zi teksa ka qenë duke u larë me shokët e tij. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Ujmisht të Kukësit.

Burime nga policia bëjnë me dije se 21-vjeçari R.S., banues në fshatin Kolesjan të Kukësit, dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht.

Trupi i tij ende nuk është gjetur pasi e ka marrë rrjedha e lumit. Policia dhe polumbarët ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për gjetjen e trupit të viktimës.

Më Shumë

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit