11 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

DokuFest ngre siparin

Mbrëmë është hapur festivali i filmit dokumentar dhe të shkurtër në Prizren, DokuFest, i cili do të qëndroj i hapur për nëntë ditë, duke ofruar filma të ndryshëm, muzikë dhe argëtim.

“Festivali është hapur në orën tetë, me gjithë madhështinë që e meriton. Ceremonia hapëse është mbajt tek kinemaja Lumbardhi, përderisa janë hapur edhe tre kinema të tjera të hapura, të cilat tashmë janë të njohura për publikun si dhe janë përzgjedhur ndër më të mirat në botë” e përshkruan ceremoninë hapëse të DokuFest, drejtoresha Nita Deda, në Kosova Direkt.

Ndërsa sa i përket ngjarjeve Deda tregoi për filmin, muzikën dhe fotografinë, se si do te jenë këto pjesë e festivalit.

“Jemi krenarë për përzgjedhjen e filmave, muzikës e fotografisë. Dje është hapur ekspozita që do të qëndroj e hapur gjate tërë festivalit, nesër do të zhvillohet doku-tech, ndërsa sonte kemi prezent këngëtarin sirian, Omar Sylejman”.

Ndër të tjera Deda përshkruan edhe rrugën e zhvillimit të DokuFestit si është sot.

“Ishte një moment ndryshe. Festivali ka filluar nga një grup shume i vogël, mirëpo ka vazhduar që të rritet. Diçka që është më e lehtë tani, është ana teknike dhe organizative, përderisa festivali është rritë shumë dhe natyrisht me të rriten edhe përgjegjësitë. Tashmë janë 200 persona të përfshirë, ndërsa 248 filma pjesëmarrës”.

“Prezent këtu janë përfaqësues të festivaleve të ndryshme të botës, regjisorë të ndryshëm ndërkombëtarë, emra të njohur të muzikës etj”.

Për fund Nita ka treguar për kategoritë dhe çmimet në këtë festival.

“Do te jenë gjashtë kategori garuese, që do të thotë gjashtë çmime, ndërsa çmimi i shtate do të jetë nga publiku, ku qytetarët do të votojnë për filmin e preferuar”.

“Prizreni prej sonte do të shndërrohet në një pikë të rëndësishme të kulturës artit e muzikës”, përfundon Deda.

Më Shumë

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i përkasin së paku një individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Gjatë vazhdës së punimeve njësia përkatëse policore në koordinim me IML bazuar edhe në urdhëresën e gjykatës, gjatë gërmimeve ka hasur pjesë eshtërore me...

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit