Historike: Kosova prezantohet në Lojërat Olimpike

Sportistët kosovarë në krye me kampionen e botës, Majlinda Kelmendi, e cila ka bartur flamurin e Kosovës, kanë parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike që po mbahen në Rio të Brazilit.

Kjo është ditë historike për sportin kosovarë, pasi për herë të parë marrim pjese si të barabartë, në ngjarjen më të madhe sportive në botë.

Kosova në këto lojëra përfaqësohet me 8 sportistë, dy në xhudo, kampionia Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, dy në atletikë, Vjona Kryeziu dhe Musa Hajdari, dy në not, Rita Zeqiri dhe Lum Zhavelli, si dhe Qëndrim Guri në çiklizëm dhe Urata Rama në shenjëtari.

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit