15.6 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Ish-komandanti i UÇK-së e TMK-së, Krasniqi: Pushtetarët po sillen sikur Milloshoviqi!

Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren Selim Krasniqi thotë se politikanët kanë krijuar terren që të sulmohen institucionet e vendit. Ai akuzon edhe pushtetarët, madje duke i akuzuar se po sillen sikur Milloshoviqi.

“Një sulm mbi Parlamentin e Kosovës, natyrisht që nuk mund të quhet si veprim i mirë, por matrapazët politik duhet ta kuptojnë se ata vete, duke i shërbyer politikave ditore e interesave personale e klaneve të caktuara antishqiptare, po krijojnë klimë e terren të përshtatshëm për veprime të tilla, që mund t’i bëjë gjithkush për arritjen e qëllimeve të veta dhe për t’i thelluar përçarjet në mes shqiptarëve”, shprehet Krasniqi, shkruan PrizrenPress.

Ai kërkon nga politikanët që të pyesin vetën se a kanë të drejtë të dëmtojnë Kosovën.

“Duhet këta matrapazë politik, ta pyesin vetën se a kanë të drejtë të dëmtojnë interesat kombëtare dhe territorin e Kosovës”.

“Duhet ta pyesin veten se si ka mundësi që ish- bashkëpunëtorët e Serbisë fashiste të rehabilitohen e të vishen me pushtet edhe pas gjithë atyre burgosjeve, torturave e vrasjeve që ua shkaktuan shumë patriotëve shqiptar”.

“Ju që ofroni njerëz të tillë afër vetës, a thua mos jeni edhe vetë të tillë e më të zinjë se ata?!”

“Po largimi, evitimi, etiketimi dhe burgosja e njerëzve që sakrifikuan gjithçka për kombin, a do të thotë se po punohet për interesa të tilla, sikur në pushtet të ishte Millosheviqi”.

“Përfundimisht , ata te cilët i kanë shërbyer fashizmit serbe nuk duan që kombi shqiptarë të përparojë, të rritet e forcohet”./PrizrenPess.com/

Më Shumë

Spitali Rajonal i Prizrenit pajiset me aparat të ri, donacion nga Komuna

Spitali Rajonal i Prizrenit “Prim. dr. Daut Mustafa” është pajisur me një aparat të ri mjekësor “Ergometri”, donacion nga Komuna e Prizrenit, me qëllim...

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Lajmet e Fundit