2.8 C
Prizren
E premte, 17 Janar, 2025

Murphy me histori nga Afganistani e Irlanda në DokuFest

Fotografi i ndjerë Philip Jones Griffiths, e kishte quajtur Seamus Murphy “poet me kamerë”. E pikërisht këto fjalë i vërtetoi sot foto-gazetari dhe regjisori Seamus Murphy, në masterklasin e mbajtur në Kino Klubi, në ditën e tretë të festivalit DokuFest. Interesimi i audiencës ishte shumë i madh, ndërsa reagimet e tyre pasi i shihni fotot ishin edhe më interesante dhe shumë të mirëpritura nga autori Murphy. Fotot që shfaqeshin në ekranin e madh kishin nga një histori shumë të fortë herë-herë rrëqethëse.

Murphy, për këtë masterklasë ishte fokusuar tek fotografitë e shkrepura kryesisht gjatë udhëtimit të tij në Afganistan por edhe në Irlandë. Ai është një fotograf i shquar me një karrierë që tejkalon dy dekada, të fokusuara në Evropë, Lindje të Mesme, Azi, Afrikë dhe Amerikë Latine.

“Në Irlandë nuk është se kisha një arsye të veçantë për të fotografuar. Prandaj edhe puna nuk ka qenë e lehtë. Por ia kam arritur që të dokumentoj ndryshimet që ka përjetuar ky vend pas viteve 60’. Aty ka shumë emigrant. Njerëzit mendojnë se irlandezët vetë kanë emigruar dhe mund të jenë tolerant, por gjithmonë ekzistojnë ato ankesat se si të tjerët po u marrin vendet e punës, po hanë bukën e tyre dhe po i marrin shtëpitë e tyre. Gjëra të zakonshme që i dëgjojmë gjithkund po besoj”, tha fillimisht për fotografitë e shkrepura në Irlandë, e që ishin të gjitha me ngjyra Seamus Murphy.

Ngjyrat bardh e zi ishin ato që dominuan tek fotografitë nga Afganistani, të cilat sipas autorit ishin realizuar në një periudhë shumë të gjatë kohore.

“Shkova në Afganistan për herë të parë në vitin 1994 dhe në atë kohë po punoja në një gazetë suedeze. Mora pushim dhe u nisa për Afganistan. Ishin kohë të vështira kur shkova atje për shkak të luftërave dhe regjimeve. Këto fotografi janë të realizuara në një periudhë të gjatë kohore”, tregoi një historik të shkurtër në lidhje me udhëtimin e tij në Afganistan, fotografi Seamus Murphy, i cili vazhdoi njëkohësisht të tregoj se çfarë përmban secila fotografi.

Një grua e ulur në mes të rrugës, prapa saj kishte një ndërtesë thuajse e tëra e rrënuar, ndërsa në tokë para vetës së saj mbante foshnjën e po. Vetë ishte e tëra e mbuluar përveç dorës që kërkonte lëmoshë. Ishte kjo njëra ndër fotografitë që paraqiti Murphy, e që rrëqethi publikun.

Por jo vetëm kaq, siç e thamë edhe më parë, në këtë masterklasë përpos punës së Seamus Murphy, u paraqit edhe puna të cilën ai e bëri me PJ Harvey, gjatë periudhës 2011-2014, ku janë po vendet e lartpërmendura. Udhëtimit të tij drejt Kosovës, Afganistanit e Amerikës, i ishte bashkangjitur edhe PJ Harvey, e që sot Murphy vendosi të prezantoj tre filma të bërë me fotografi, video e poezi që përshkruanin luftën në Afganistan.

Murphy në këtë masterklasë nuk përfshiu Kosovën, pasi që, vetëm një ditë para hapjes zyrtare të DokuFest-it, ai hapi ekspozitën e tij në DokuPhoto, që janë të vendosura fotografitë nga libri “The hollow of the hand”, libër ky në bashkëpunim në mes Murphy dhe këngëtares PJ Harvey, ku përmban një koleksion të poezive dhe fotografive nga udhëtimet e tyre në Kosovë, Afganistan dhe Washington DC. /KultPlus.com

Më Shumë

Prapaskenat/ Përplasja fizike mes Laert Vasilit dhe Gertit për të dashurën aktore! Ç’ndodhi mes dy banorëve të BBV në lokal

Aktori Gert Ferra është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”. Një personazh i njohur në radhën e aktorëve, por i tërhequr disi nga...

Policia shqiptoi 1564 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1564 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit