22.4 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Punësimi i dyfishtë, goditje e rëndë për drejtësinë

Një nga pengesat serioze që për institucionet e drejtësisë kosovare, në Prokurori dhe në Gjykata, e që do të duhej të ishte pjesë e zgjidhjes sa më të mirë me pakon e reformimit të këtij sistemi në të ardhmen, nga ekspertët e kësaj fushe po konsiderohen mbajtja e nga dy- tre pozitave të ndryshme, përveç asaj primare nga gjykatës dhe prokurorë të shtetit. Sipas njohësve të kësaj fushe, lejimi i mundë- sisë që, përveç ushtrimit të profesionit specifik në drejtësi, disa nga këto kuadro të ligjërojnë edhe nëpër institucione të ndryshme të arsimit të lartë, është edhe një formë konflikti interesi. Njohësi i kësaj fushe, Blerim Burjani thotë se përgjegjësia në adresimin e këtij problemi bie si barrë kryesore të mosreagimi i të parit të shtetit, presidentit të vendit, i cili ka përgjegjësi kushtetuese edhe për të intervenuar në vendosjen e rendit dhe rregullit në sistemin e drejtësisë së bashku me KGJK-në dhe KPK-në.

“Presidenti i Kosovës, KGJK-ja dhe KPK-ja janë përgjegjësit kryesorë pse gjyqtarët dhe prokurorët kanë edhe kontrata dytësore pune në universitetet publike dhe në kolegjet private. Angazhimi i këtyre njerëzve nëpër këto biznese publike dhe private e cenon drejtpërdrejt neutralitetin dhe paanshmërinë e detyrës së tyre primare”, ka theksuar ai

Mijëra lëndë mbesin pa u zgjidhur Eksperti i së drejtës, Muhamet Kelmendi thotë se kjo ndarje e papërcaktuar me ligj ka ndikuar që shumë gjyqtarë, prokurorë, madje edhe deputetë e ministra e shumë të tjerë në nivel të institucioneve të ndryshme të merren edhe me nga dy a tri punë të tjera,veç asaj që e kanë punë kryesore. “Ka raste kur një person i tillë është edhe anëtar i disa bordeve, si dhe e ka vendin e punës, kuptohet se është edhe ligjërues. Mënyra e tillë e lejimit të ushtrimit të disa detyrave ka bërë që punët kryesore, ato të Prokurorisë, të gjykatave, pse jo edhe të ministrive, sikurse ato të deputetëve në Kuvend të mos kryhen në nivelin e duhur”, u shpreh ai.

“Ne kemi, sipas të dhënave zyrtare që publikohen herë pas here, me mijëra raste të pazgjidhura nëpër gjykata. Ndërsa, gjyqtarët merren me punë të tjera, me atë të ligjëratave, të komisioneve, të organizimit të seminareve, e çështje të tjera, të cilat e kanë kufizuar për së tepërmi punën e tyre. Ky është vetëm një fakt pse kanë mbetur shumë lëndë pa u zgjidhur”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.

Ai ka pohuar se, derisa nuk ka reformim të thellë të sistemit të përcjellë edhe me ndryshimet në politikat e qeverisjes së vendit, nuk do të vendoset rregull dhe rend as në sistemin e drejtësisë. “Këto struktura ndryshojnë vetëm me spastrime të mëdha, që duhet të bëhen nëpër gjykata, nëpër prokurori dhe në polici. E, kjo nuk arrihet pas spastrime të politikës. Gjithsesi që këto dy çështje shkojnë në zgjidhje vetëm nëse zgjidhen së bashku”, ka theksuar ai.

Konflikti i interesit të sanksionohet me ligj Sipas Kelmendit, edhe sanksionimi me ligj i ndalimit të ushtrimit të më shumë se një detyrë e ndihmon shumë këtë proces. “Natyrisht se nxjerrja e ligjit, duke e sanksionuar punën dhe duke ndaluar konfliktet me interes, ndikon pozitivisht. Kjo vetëm e hap perspektivën e shërimit të sistemit të drejtësisë dhe të organeve kundër krimit. Po, nuk e shëron atë plotësisht. Shërimi bëhet vetëm me spastrime në kuadër të politikës, të sistemit të drejtësisë dhe me ligjet e tilla që ndalojnë punën e tillë, duke e neglizhuar punën shumë të rëndësishme parësore, sikurse janë gjykatat, policia dhe prokuroria, për disa qindra e mijëra euro që i marrin”, ka thënë ai. Sipas tij, me ligj duhet të ndalohet çdo kund konflikti i interesit. “Nuk mund të jesh gjyqtar a prokuror dhe ligjërues, polic në strukturën komanduese e udhëheqës a deputet, ministër etj., edhe duke qenë në ndonjë pozitë tjetër dhe në shërbim të politikes, anëtar i disa bordeve a në shërbim të sektorit privat. Ky është konflikti madh dhe në dëm të funksionimit të mirëfilltë të shtetit ligjor”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”

Më Shumë

Tingujt e Rock ‘n’ Roll-it dhe Blues-it rikthehen më fuqishëm se kurrë në Prizren

Festivali i shumëpritur “Prizreni Rock and Blues Music Festival”, në edicionin e tij të tretë, këtë vit sjell një surprizë të madhe për të...

83 aksidente për 24 orë në Kosovë

Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 83 aksidente trafiku. Nga to, 34 janë me të lënduar derisa 49 të tjerë me...

Lajmet e Fundit