5.5 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Majlinda Kelmendi sot kthehet në Kosovë

Fituesja e Medaljes së artë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, Majlinda Kelmendi sot pasdite kthehet në Kosovë.

Xhudistja jonë që tashmë ka bërë historinë e re, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike, ku Kosova për herë të parë ishte pjesë e ngjarjes më të madhe sportive në planet, rreth orës 18:00 pritet të zbres në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’”.

Majlinda Kelmendi bashkë me ekspeditën e Kosovës, do të priten në mënyrë institucionale, ndërkohë, që qytetarët të shumtë janë gati të presin medalisten tonë në mënyrë madhështore. Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit të Kosovës (MKRS), përmes një njoftimi ka konfirmuar se ekspedita e Kosovës do të pritet në mënyrë institucionale.

Në pritjen e Majlindës do të jenë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, familja e Majlinda Kelmendi, Ministri i Sportit, Kujtim Shala si dhe zyrtar të tjetër shtetëror. Kjo është agjenda për pritjen e Majlindës: Pritja zyrtare e Majlinda KELMENDIT, Fituse Olimpike e Medaljes së Artë në Xhudo “RIO 2016”në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari – Prishtinë 17:40 – 18:00 Arritja: Adria Airëays Frankfurt – Prishtinë.

Më Shumë

Nëntë kryesues ndalohen për falsifikim të rezultateve në Rahovec, prokuroria kërkon paraburgim për ta

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë veprime lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit...

Pullian shkëlqen në fitoren jetike të Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit në javën e 19-të të ProCredit Superligës, ku më i miri në parket ishte Kentrell Pullian. Ai ndaj...

Lajmet e Fundit