17.5 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Majlinda Kelmendi: Kjo fitore është për popullin tim

Pas kthimit në Kosovë, si fituese e medaljes së artë, Majlinda Kelmendi në një konferencë për shtyp tregoi për rrugën drejt Rio-s dhe fitoren që korri atje.

Punën dhe këtë rrugëtim Majlinda e cilësoi si të vështirë dhe me pengesa.

“Kemi punuar shumë bashkërisht për të arritur këtë sukses që ndoshta shumë shtete ende e kanë ëndërr. Realisht rruga ka qenë shumë e vështirë, dhe ka pasur shumë pengesa që shpresoj brezat e ardhshëm të mos përballen me to”

Ndërsa sa i përket vështërsive më të mëdha, ajo tregoi për lëndimet që kishte pësuar në vitin 2015.

“Për mua periudha më e vështirë ka qenë në vitin 2015, kur edhe pësova lëndimin në gju e pastaj në shpinë, që më ka shtyrë të mendoj që nuk do të kthehem në top formë.”

“Kjo periudhë ka qenë e vështirë për mua si fizikisht ashtu edhe mentalisht”

“Mirëpo, jam kthyer më e mirë se që kam qenë. Jam kthyer fituese e medaljes së artë”

E për finalen në Rio Maljinda ishte e sigurt në fitore.

“Ne Rio, gjithsej kam pasur katër lufta, e më të vështirën do ta cilësoja kundër japonezes, Misato Nakamura. E kam cekë edhe më herët që ajo ka qenë idol për mua, e lufta me të dhe fitorja ka qenë një emocion i papërshkrueshëm”

“Sa i përket luftës finale kam pritë që do të fitoj. Në lojëra finale zakonisht jam shumë më e motivuar dhe e fokusuar dhe e di që nuk mund të më mposht askush”

Për fund Majlinda këtë fitore ia dedikoi popullit të Kosovës.

“Gjithë kjo është bërë për shtetin e Kosovës, për shtetin tim, për popullin tim e më së shumti për brezat e ardhshëm që do të vijnë”

Më Shumë

Gentrit Halili rinovon me Ballkanin deri në vitin 2028

FC Ballkani ka njoftuar se mbrojtësi 23-vjeçar Gentrit Halili ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri në vitin 2028, raporton PrizrenPress. Halili është pjesë...

Në muajin korrik kanë vdekur 876 persona në Kosovë

Gjatë muajit korrik 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 876 raste të vdekjeve, përfshirë ato të ndodhura brenda dhe jashtë vendit, sipas të dhënave...

Lajmet e Fundit