Nëntë vite pa legjendën Faruk Begolli

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, artistja Burbuqe Berisha, e cila tashmë drejton teatrin i cili mban emrin e aktorit “Faruk Begolli”, shprehu admirimin për figurën e artistit duke thënë se ai ishte më shumë se një artist.

Sot në 9-të vjetorin e vdekjes së aktorit dhe profesorit Faruk Begolli, ashtu si në çdo përvjetor ngjallen kujtimet e shumta për veprën e tij. Në këtë përvjetor nuk harroi të shkruajë edhe drejtoresha e teatrit i cili mbanë emrin “Faruk Begolli”, Burbuqe Berisha. Përmes një statusi në Facebook ajo shprehu admirimin për figurën e artistit duke thënë se ai ishte më shumë se një artist. Ai ishte ylli i filmit dhe i teatrit, i adhuruar nga miliona e miliona njerëz jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë.

“Në vitet e arta të karrierës së tij, ai e kishte braktisur Beogradin, vendin ku ishte krijuar nami dhe kulti i tij dhe, duke mos e kthyer më kokën prapa, ishte kthyer përfundimisht në Prishtinë. Këtu midis njerëzve të gjuhës e të gjakut të tij, me thjeshtësinë dhe pragmatizmin e një artisti dhe njeriu të madh, Faruku kishte punuar në edukimin artistik të njerëzve të rinj, shumë meritor për brezin e ri të aktorëve, regjisorëve dhe dramaturgëve në Kosovë”, shkruan Berisha, e cila në fund thotë që ndihet e nderuar që drejton një institucion me emrin e tij, teatrin “Faruk Begolli”.

Begolli ka qenë një nga aktorët e mirënjohur në ish Jugosllavisë duke arritur një famë shumë të madhe në mbarë Ballkanin dhe më gjerë. Begolli ishte dhe mbetet gjithashtu një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit.

Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë, në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale.
Në anën tjetër, institucionet kulturore nuk kanë paralajmëruar asnjë organizim për të nderuar figurën e Begollit. / KultPlus.com

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit