Në Festivalin e Poezisë në Rahovec promovohet opusi i Agim Vincës

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, që do të mbahet prej 2 deri më 4 shtator, në Rahovec do të promovohet opusi letrar i Agim Vincës.

Referues në këtë promovim do të jenë: Sali Bytyqi dhe Bedri Zyberaj, kurse mbrëmja do të moderohet nga Yllza Pista. Kantautori nga Peja, Dren Loxha do të interpretojë këngë të veta ndërsa, pas promovimit vazhdon leximi i poezive nga poetët mysafirë të Festivalit: Heike Fiedler (Zvicër), Keijiro Suga (Japoni), Besa Hoxha Beqiri (Kosovë), Les Wicks (Australi), Juri Talvet (Estoni), Metin Cengiz (Turqi), Rolf Doppenberg (Gjermani/ Zvicër), Moaen Shalabia (Izrael), Olimbi Velaj (Shqipëri). Promovimi është në orën 15.00 në Restaurant TOSCA në Rahovec.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit