Ekspozitë ndërkombëtare në Rahovec

Festa e vjeljes së rrushit do të vijë bashkë me një ekspozitë në Rahovec.

35 artistë vendës dhe ndërkombëtarë do t’i ekspozojnë punimete tyre artistike, në ekspozitën “Art Symposium 2016”, që do të hapet me fillimin e shtatorit në këtë qytet.

Ky aktivitet i artit pamor organizohet në kuadër të festivalit tradicional “Hardh Fest”, që sivjet shënon edicionin e 15-të.

Organizatorët kanë bërë të ditur se kjo ekspozitë e karakterit ndërkombëtar, do të jetë një tjetër vlerë e festivalit, ku artistë të ndryshëm nga vendi dhe bota do të vijnë në Rahovec për të shpalosur para publikut, veprat e tyre artistike, të papara deri më tash, shkruan KultPlus.

Artistët që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë kryesisht nga Kosova dhe Shqipëria por, nuk do të mungojnë as pjesëmarrësit nga Maqedonia, Bonsnjë e Hercegovina, Greqia, Bullgaria, Gjermania, Arabia Saudite dhe Bellorusia.

Kurator i kësaj ekspozite do të jetë Refki Gallopeni ndërsa drejtor artistik, Fehmi Hoxha. Mysafir special të kësaj ngjarjeje kulturore do të jenë Kamuran Goranci dhe Skender Boshtrakaj.

Ekspozita çelet më 2 shtator prej orës 18:00 dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 4 shtator. Punimet do të ekspozohen n? Hardh Galeri, e cila do të përurohet, po atë ditë në Bar Hardhia./KultPlus.com

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit