Rahoveci zgjidh problemin e zjarrfikësve më ujë

Zjarrfikësit në Fshatrat Krushë e Madhe, Xerxë, Ratkoc dhe Çifllak nga komuna e Rahovecit kanë pasur probleme me ujë, të cilët është dashur të përshkojnë dhjetëra kilometra për t’u furnizuar me ujë, ndërsa tani kjo ju është afruar në vetëm disa kilometra.

Drejtoria komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim në Rahovec ka vendosur katër impiante të ujit për furnizim të kamionëve të zjarrfikësve në katër qendra komunale.

Drejtori i DMSH, Bislim Morina, tha se sistemet e furnizimit me ujë janë vendosur në këto fshatra në mënyrë që t’ju lehtësohet puna rreth furnizimit me ujë të kamionëve të zjarrfikësve.Ky projekt i ka kushtuar komunës rreth 10 mijë euro.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit