Takim urgjent i Kadri Veselit me Isa Mustafën

Pika e rendit të ditës sa i përket ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, e cila pritej të dilte sot në Kuvend për votim përfundimisht pritet të shtyhet.

Sipas burimeve të Zeri.info, shkaktar është Lista Serbe. Pas një udhëtimi që kjo listë ka bërë në Beograd, sipas informatave që zeri.info ka marrë nuk do të votoj për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Pas listën serbe, ratifikimi i demarkacionit është i pamundur. Rrjedhimisht, kjo ka bërë që dy liderët e koalicionit qeverisës të thirrin një takim urgjent para seancës së Kuvendit e cila pritet të filloi në orën 11:30.

Liderët e koalicionit në këtë diskutim pritet të flasin rreth opsioneve që kanë përpara në këto momente. E më i logjikshmi është shtyrja e kësaj pike të rendit të ditës për një ditë tjetër.

Megjithatë shtyrja e ratifikimit të demarkacionit do të kishte pasoja “fatale” sa i përket liberalizimit të vizave, transmeton zeri.info.

Në veçanti kur dihet se rregullorja për Kosovën do të dalë në votim në Komitetin e Parlamentit Evropian me 5 shtator dhe ku decidivisht thuhet se deri në atë ditë demarkacioni duhet të ratifikohet.

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit