22.4 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Nisma akuzon Ramadan Mujën për mungesë të ujit në Arbanë

Nisma në Prizren akuzon qeverin komunal se i ka lënë pa uji të pijshëm 300 shtëpi në Arbanë.

Sipas këtij subjekti politik, Komuna ka kompetenca që të zgjidhë, problemin e mungesës së ujit.

Komunikata e plotë e Nismës në Prizren

Në Prizrenin e qeverisur nga Ramadan Muja, ka lagje me 300 shtëpi , që ujë të pijës fare nuk kanë.

Edhe kjo ndodhë! Kur është në pyetje uji i pijes si një ndër nevojat më esenciale për jetesë, nuk ka alternativë qeverisja e Prizrenit dhe i denuari Ramadan Muja. Sigurisht se janë tejet të zënë me rehabilitimin e militanteve partiak, nëpër borde e institucione të ndryshme këtu në Prizren dhe gjetiu. Kjo parti ( PDK ), tani si duket e ka hallin se si të gjejnë një personazh të ri të sojit “Grabovcian”, në mënyrë që të vazhdohet aty ku ka ngecur në gjysmë projekti i tij.

Lagjja e policëve po i thonë, saktësisht tek trafa italiane në arbanë, tashmë shtrihen së paku 300 shtëpi, shtëpi këto që ujë të pijes kurrë nuk kan pasur dhe akoma vazhdon të mos kenë. Pra e tërë kjo lagje e cila gjindet ne lagjen Arbana, rruga “Beteja e Pashtrikut”, nuk posedon ujë të pijes dhe për ta vërtetuar këtë mundet me dal në teren, drejtori tashmë i ri i klanit të Ramadan Mujes.

Krejt kjo, jo për shkak të reduktimeve të ujit, porse në këtë lagje as që është instaluar ujësjellësi i qytetit ndonjëherë, ose mund të jetë instaluar pjesërisht. Mirëpo kjo tani për tani nuk ka shumë rëndësi ngase kjo mund të vërtetohet në terren, por ajo që është e rëndësishme të shpërfaqet, është se, kjo lagje tash e sa vjet po ballafaqohet me mungesën e nevojave esenciale dhe themelore për jetesë dhe se për banorët e kësaj lagje, ky problem është bërë tashmë rutinor.

Neni 17, i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, thot se komunat kanë kompetenca të plota sa i përket interesit lokal, në kontekst të ofrimit të shërbimeve publike dhe komunale, përfshirë këtu edhe furnizimin me ujë. Kush e mohon një investim të tillë në këtë lagje, i cili është tejet i domosdoshëm, në mënyrë që këta banor të kësaj lagje të mos privohen nga e drejta elementare për jetesë, siç është uji i pijes, deklarohen banoret e lagjes Arbana. Ata po ankohen se janë lënë pas dore, ngase pushteti lokal në krye me të denuarin Muja, prej vitesh e ka anashkaluar këtë problematikë.

Për të tilla probleme, jo pak herë ka ankesa nga banorët e kësaj lagje të Prizrenit, mirëpo këto vazhdimisht kanë hasur në vesh të shurdhër nga pushteti komunal dhe për këtë këshilltarët e “NISMA”-s ne Kuvendin Komunal, do ta ngrehin si çështje urgjente e cila duhet te zgjidhet, sepse është më e patolerueshme që më shumë se 300 shtëpi te mos kenë fare ujë në këtë kohë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fundjava shënon fluksin më të madh në Pikën Kufitare të Morinës, mbërrijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares Shqiptare

Fundjava ka sjellë fluksin më të madh të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morinës për këtë sezon veror, me rreth 56 mijë qytetarë që...

Komuna e Prizrenit uron Kurban Bajramin në KBI

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, nënkryetari Kujtim Gashi, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Antigona Bytyqi, drejtorë dhe asambleistë të Komunës së...

Lajmet e Fundit